Video

16/05/2013 14:23:56

Tė menaxhojmė hipokritėt agresiv

nga Doriana Metollari






Hermesnews - Kur njeriu adopton si sjellje tė qėni jashtė vetvetes, pėrherė dhe nė shumė situata, hipokrizia ėshtė e vetmja formė me tė cilėn ai identifikohet nė ambjent, plus qė kur i shtohet dhe njė dozė e mirė pasigurie kthehet dhe agresivitet.

Eshtė njė maskė prej "1 milion dollarėsh" hipokrizia kur i siguron reputacion, apo kur i jep mundėsinė t'i imponohet tė tjerėve dhe pa tė drejtė, sepse kjo ėshtė dhe rruga drejt pushtetit.

Vesi i tė qėnit hipokrit kthehet nė aleatin mė tė mirė, zė vend tė rėndėsishėm brenda njeriut, sepse nė njė farė mėnyrė zėvendėson atė qė ai mund tė jetė, binjakun e tij qė hesht diku i ndrojtur dhe i parritur.

Hipokrizia i ka tė gjithė rival dhe nuk ka miq, sepse jeton me maninė e tė qėnit superior ndaj kujtdo, por ka, le tė themi dobėsi dhe njėra prej tyre ėshtė dinjiteti.

Hipokritėt nuk i shohin dot me sy njerėzit dinjitozė, ata qė kanė forcėn t'i thonė nė sy tė vėrtetat dhe kėrkojnė t'i dominojnė pėr t'i bėrė tė heshtin. Njė formė menaxhimi ėshtė t'u vini para njė si vetja e tyre. Njė tjetėr qė ka po tė njėjtat principe. Pas kėsaj shijoni skenėn qė keni para syve.

Eshtė interesante kur shikon sesi grinden dy hipokritė-agresivė, mund tė mėsoni shumė, por mos bėni gabim tė humbisni objektivin dhe nėse e gjitha kjo ju tėrheq. Nuk jeni me pushime.

Pėrfitoni nga hapėsira qė njė hipokrit nuk mund t'ua kontrollojė kurrė.

Zgjuarsia, durimi dhe buzėqeshja.

Tė gjithė kanė te drejte tė gatuajnė ēorbėn e vet, por meqė kjo nuk ėshtė e juaja, nuk keni pse zieni brenda saj.


HermesNews - ©2013